Kushti i parë
Shqiptimi i shehadetit
1. Teuhîd er-Rrubûbijje – Njëshmëria e Allahut në sundim. Kjo do të thotë se Allahu është Zoti i vetëm i të gjitha botëve. Ai është Krijuesi, Mirëmbajtësi (Mbështetësi), Planifikuesi, Rregulluesi, Ai i Cili jep jetë dhe vdekje etj.
2. Teuhîd el-Ulûhijje – Njëshmëria e Allahut në adhurim. Kjo do të thotë se askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Allahut. Pra, që çdo adhurim të bëhet vetëm për Allahun.
3. Teuhîd el-Esmâ’i ues-Sifât – Pangjashmëria e emrave dhe cilësive të Allahut. Ne duhet të besojmë në të gjithë emrat e bukur të Allahut dhe cilësitë e Tij të larta - askush nuk bën të emërohet as t’i jepen cilësi të Allahut, të cilat i ka cituar Ai në Kuran ose të cilat i ka përmendur i Dërguari i Tij - pa i ndryshuar ato, pa i injoruar plotësisht, pa e shtrembëruar kuptimin e tyre dhe pa i krahasuar ato me ndonjë nga ato të krijesave të Tij.
Shqiptimi i shehadetit
Falja e Namazit
Dhënia e zeqatit
Agjërimi i Ramazanit
Shkuarja në haxh
Fjala Islam domethënë “Nënshtrim” ose “Dorëzim” Vullnetit të Zotit. Fjala Islam rrjedh nga rrënja e fjalës “selam”, që domethënë paqe.
Në Kur’an, Zoti përcakton se qëllimi i vetëm përse Ai krijoi njerëzinë është që ta adhurojmë Atë. Islami pranon se njerëzimi ka zgjedhje të lirë nëse do t’i binden apo jo Zotit, por në fund të fundit ne do të jemi përgjegjës para Zotit në botën tjetër për zgjedhjet që kemi bërë në këtë jetë.
Allahu dërgoi Pejgamber për të mësuar njerëzinë si ta adhurojnë Atë. Islami pranon marrëdhënien e ngushtë ndërmjet trupit dhe shpirtit. Ndërsa trupi ka origjinën nga toka dhe ka një periudhë të caktuar të jetës në këtë tokë, shpirti ka origjinën nga Zoti dhe nuk vdes. Islami inkurajon individin që të përqëndrohet në mbajtjen e shpirtit të shëndetshëm, përmes kujtimit, bindjes dhe adhurimit të Zotit. Duhet të ketë një ekulibër të saktë në forcimin e shpirtit dhe jo abuzimin me kënaqësitë e trupit. Islami është mënyra e natyrshme e jetës që inkurajon individin për të dhënë vëmendjen e duhur në marrëdhëniet e tyre me Zotin dhe krijimin e Tij.
Përkatësia në Islam konfirmohet me shprehjen e shehadetit, “Esh-hedu en la ilahe il-lallah ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu“, që do të thotë: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi s.a.v.s. është rob dhe i Dërguari i Zotit.“
Si rezultat i konfirmimit të kësaj të vërtete, ndër të tjera është se gjaku, prona dhe nderi i atij i cili e thotë këtë dëshmi është për t’u respektuar në shoqërinë e besimtarëve musliman.
Ja provat:
– “Besimtari është ai prej të cilit njerëzit janë të sigurt për jetën dhe pronën e tyre.” (Tirmidhiu)
– “Nuk ka iman (besim) ai që nuk ka besim, nuk ka fe ai që nuk i përmbahet premtimit.” (Ahmedi)
– Ibni Maxhe shënon duke cituar Amr ibn el-Asin: “E pashë Pejgamberin s.a.v.s. duke bërë tavaf rreth Qabesë dhe thoshte: “Sa e bukur që je dhe sa e bukur është aroma jote. Sa je madhështore dhe sa i lartë është vendi yt te Allahu. Pasha Allahun e Madhërishëm, nderi i besimtarit te Allahu është më i madh se nderi yt, oj Qabe. Pasuria e tij, gjaku i tij, dhe të mos të mendohet ndryshe vetëm mirë. Pasha Allahun, prishja e Qabesë, gur për gur, është mëkat më i vogël te Allahu se të fyesh nderin e mu’minit – besimtarit apo derdhja e gjakut të tij.”
Pejgamberi a.s. e ka përmend në fillim të fjalimit të famshëm në Haxhin lamtumirës në Arafat, ku i drejtohet tubimit të madh të besimtarëve, ndër të tjera:
“O ju besimtar, keni frikë Allahun xh.sh. bëhuni human dhe të drejtë mes vete dhe ndaj të tjerëve. O njerëz, jeta juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj le të jenë të shenjtë dhe të pacenueshme, siç është për të gjithë neve i lartësuar dhe i shenjtë ky muaj, kjo ditë dhe ky vend Arafati, ku jemi, deri sa të takoheni me Zotin tuaj. “
Pranimi i Islamit nuk është vetëm individualisht, me pranimin e Islamit ne hyjmë në bashkësinë e muslimanëve, e çdo hyrje në bashkësi, çdo anëtarësim në komunitet, bart me vete rregullat dhe obligimet e caktuara.
Namazi është shtylla e dytë e Islamit.
– Namazi është obligim për të gjithë muslimanët të cilët kanë mbushur moshën e pubertetit,që janë të aftë mendërisht dhe fizikisht.
– Namazi është një obligim ditor i cili ka kohë të caktuar.
– Namazi është lidhja e robit me Allahun(xh.sh). Kush e braktis namazin e ka shkëputur edhe lidhjen me Allahun(xh.sh).
Kushtet e Namazit :
Të jesh musliman.
Të jesh i vetëdijshëm.
Të kesh mbushur moshën e pjekurisë.
Të jesh i pastër (me abdes, gusull ose tejmum.)
Pastërtia e trupit, veshjeve dhe vendit ku do falemi.
Mbulimi i pjesëve të turpshme të trupit.
Drejtimi nga Kibla.
Nijeti, vendosja me zemër e qëllimit për tu falur.
Agjërimi në Islam nënkupton abstenimin apo "me u përmbajte nga një veprim"
Zakonisht kjo nga besimtarët mysliman kuptohet përmbajtja nga ushqimi dhe pijet nga koha para zbardhjes së ditës në mëngjes gjer ne kohën e namazit të mbrëmjes që do të thotë gjer në kohën e fillimit të mbrëmjes. (Nga Imsaku gjer në Aksham). Agjërimi është obligator në muajin e Ramazanit.
Ndërsa në fenë Islame Agjërimi është një nga pesë institucionet që nga zgjedhja e Muhamedit (s.a.w.s.) nga Allahu si i dërguar i fundit për mbarë njerëzimin.
Kuptimi i Zekatit
All-llahu xh.sh. thotë:
“Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet.”
Zekati është i obliguar me Kur’an dhe Hadith – me burimet kryesore të Sheriatit, si detyrë e domosdoshme fetare, farzi ajn, e çdo myslimani dhe myslimaneje të pasur, të cilët sipas Sheriatit posedojnë sasi të caktuar të pasurisë – nisabin.
Obligueshmëria e zekatit rrjedh nga më shumë ajete Kur’anore, e në veçanti është potencuar në suren Tewbe:
“Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon dhe sheh.”
“Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).”
Nga urdhëresat kur’anore rezulton se zekati është detyrë dhe e drejtë. Detyrë e të pasurve ndaj të varfëve, ndërsa e drejtë e të varfëve ndaj të pasurve.
Muhammedi alejhisselam e ka caktuar edhe përqindjen e ndarjes së zekatit: “Ndajeni një të dyzetën pjesë të pasurisë suaj” (do të thotë, 2.5%),
Domethënia e fjalës Zekat
Fjala zekat do të thotë pastrim, ose larje. Ajo gjithashtu ka kuptimin shtim, rritje.
Në kuptimin shpirtërorë, zekat do të thotë pastrim nga mëkatet dhe kënaqje e vullnetit dhe e urdhrit të All-llahut xh.sh.
Zekati e pastron dhe e çliron njeriun nga makutëria ndaj të mirave të kësaj bote.
Ai të shpie në njohjen se vlera e njeriut matet sipas virtyteve morale dhe humane, e jo sipas pozitës dhe madhësisë së pasurisë.
Zekat do të thotë edhe patrim i pasurisë nga e drejta (hakku) e huaj, sepse njeriu kurrë nuk është i sigurt edhe krahas kujdesit të tij se diç e palejueshme nuk është futur në pasurinë e tij.
Haxhi është një obligim për muslimanin i cili duhet ta kryeje atë të paktën një herë në jetën e tij. Haxhi është detyra e pestë kryesore islame. Muslimani që mund të kryejë Haxhin duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme.
Obligueshmëria e Haxhit bazohet në urdhëresën kur’anore: “Aty ka shenja të qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hirë të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që ebëjnë) njerëzit.”
(Ali Imran, 97)
Urdhëresa e Haxhit bazohet edhe në hadithin e Muhammedit alejhis selam, ku thuhet: “O njerëz, rreptësisht ju është urdhëruar Haxhi, ndaj vizitojeni Qaben”.
Haxhi, sipas kësaj, është urdhëresë e domosdoshme e All-llahut xh.sh., të cilën çdo musliman e ka për detyrë, kur të plotësojë kushtet, ta kryejë një herë në jetë.
Haxhin e ka për detyrë ta kryejë çdo musliman i mençur , i moshës madhore, i lirë, i pasur, i shëndosh dhe i siguruar. Me moshën madhore nënkuptohet muslimani/muslimanja i pjekur i cili, sipas dispozitave të Sheriatit, është i detyruar të kryejë obligime të caktuara fetare.
Obligimi i Haxhit hyn në fuqi menjëherë sapo muslimani të sigurojë tepricë të caktuar të mjeteve materjale, të mos jetë borxhli, ta ketë të siguruar banesën dhe furnizimin e familjes gjatë mungesës së tij, pastaj të sigurojë mjete për shkuarje dhe ardhje nga Haxhi.
Obligimi i Haxhit fillon prej atij momenti kur të plotësohen kushtet e lartëpërmendura.
Përsoni që është i obliguar ta kryejë haxhxhin, por nuk është i aftë për shkak të shëndetit apo të moshës, është i detyruar të përgatisë një bedel – zëvendës i cili do ta kryejë haxhxhin në emër të tij. Bedeli do ta bëjë nijet për atë që e zëvendëson.
Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët:
ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit,
ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë),
Suretu muminun 1,2,3
Profeti (Alejhi Selam) ka thënë: “Natën e Israsë nuk kalova pranë ndonjë prej banorëve të qiellit veçse më urdhëruan për të bërë hixhame.” Ndërsa në një transmetim “më thanë: urdhëro umetin tënd për hixhame.”
Sikur ta dinim shperblimin e madhë që ka sprova, sdo kishim deshirë që ato të kalonin shpejtë.